Haradinaj pranon se s’kanë arritur rezultat për Kartonin e Gjelbër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se nuk kanë arritur rezultat për Kartonin e Gjelbër.

Haradinaj i është përgjigjur deputetit të VV-së, Faton Topallit, që i ka kërkuar Haradinajt përgjigje në lidhje me punët për Kartonin e Gjelbër, që sipas tij, po dëmtohen mërgimtarët.

E Haradinaj i është përgjigjur që s’kanë arritur rezultat në këtë drejtim.

“S’kemi arritur ndonjë rezultat për heqjen e Kartonit të Gjelbër, jemi duke i shqyrtuar disa mundësi. Po kemi nisur me identifikuar përmes veprimeve, mërgimtarët që kanë sigurime t’iu vlejnë edhe në Kosovë, por nuk e kemi rezultatin ende”, ka thënë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme