Haradinaj premton ngritje të pagave për punëtorët shëndetësorë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës të kryesuar nga Blerim Syla, me të cilët bisedoi për gjendjen në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, njofton kumtesa nga zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj me këtë rast u njoftua nga përfaqësuesit e FSSHK-së për situatën e fundit të krijuar në këtë sektor, për shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, e njëri nga këto shqetësime ishte kategorizimi i pagave të punëtorëve shëndetësorë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës e ka rritur buxhetin për shëndetësi dhe për vitin 2019 është paraparë rritje e ndjeshme e buxhetit, e cila do të ndikojë edhe në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se që nga marrja e mandatit ka punuar në mënyrë intensive për krijimin e bazës ligjore që ky kategorizim të aplikohet sa më parë edhe në sektorin shëndetësor dhe krahas kësaj po punohet edhe në reformat e këtij sektori.

“Zgjidhja e problemit të pagave për punëtorët shëndetësorë, është kategorizimi i tyre, përmes ligjit. Qeveria e Kosovës e ka proceduar ligjin në Kuvendin e Kosovës dhe do të shihen mundësitë që edhe në këtë fazë të trajtohet çështja e koeficienteve për stafin e mesëm, veçanërisht për infermierët”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga personeli shëndetësor që qytetarëve t’iu ofrojnë shërbime cilësore dhe trajtim të dinjitetshëm.

Nga ana e tyre, sindikalistët shëndetësorë vlerësuan angazhimin e kryeministrit Haradinaj, duke shprehur besimin se kërkesat e tyre do të gjejnë mirëkuptimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme