Haradinaj prezanton kandidatët për Gjakovë e Pejë për zgjedhjet lokale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, prezantoi Ardian Gjinin kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës, ndërsa Pejën synon ta rikthejë me Fatmir Gashin.

Për këto dy komuna, që dikur ishin bastion i AAK-së, Haradinaj tha se ka zgjedhur kandidatët e duhur.

Po ashtu, ai nuk e hodhi poshtë mundësinë e kandidimit të Daut Haradinajt për kryetar të Deçanit.

Gjini ka thënë se në krye të Gjakovës do të synojë ta ringjallë ekonominë e saj.

Ndërsa, Fatmir Gashi e fajësoi kryetarin e tanishëm të Komunës së Pejës se e ka degraduar qytetin.

Ai premtoi se në fund të mandatit të tij Peja do të jetë një qytet i rëndësishëm ekonomik, historik dhe kulturor.

Ditë më parë, kandidatët për komuna i prezantoi edhe LDK-ja, derisa “Vetëvendosje” i dha emrat për 5 komuna. Partitë tjera nuk kanë filluar ende të merren me zgjedhjet lokale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme