Haradinaj: Procedura e deportimit të shtetasve turq ishte e nxituar

Kryeministri Ramush Haradinaj në intervistimin para Komisionit hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se procedura ishte e nxituar dhe se ka pasur mungesë të informatave.

“AKI-ja ka partneritet me agjencitë e tjera, ndër to edhe me atë turke. Nuk e përjashtoj mundësinë e ndonjë kërkese nga pala turke. Ajo që nuk mund të them është se procedura ishte e nxituar dhe ka pasur mungesë të informatës. Ka mundur procesi të shkojë në bazë të procedurës normale”, ka thënë Haradinaj.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka pyetur Haradinaj nëse ka pasur ndonjë kërkesë për mbylljen e shkollave turke, siç është Mehmet Akifi ndërsa kryeministri është përgjigjur se deri më tani nuk i ka kërkuar askush një gjë të tillë.

Ai gjithashtu e ka pyetur Haradinajn nëse ministri i drejtësisë e ka informuar se në muajin shkurt ka pasur kërkesë për ekstradimin e dy personave.

“Jo të gjitha këto kërkesa arrijnë deri tek unë. [Vijnë] vetëm kur ka ndonjë çështje madhore.

Deputeti i LDK-së e ka pyetur se përse nuk është shkarkuar Shpend Maxhuni kur operacioni i deportimit të gjashtë shtetasve turq ka qenë përgjegjësi e policisë.

“Policia ka qenë zbatuese e vendimit. Ai [Maxhuni] nuk ka vendosur, por MPB-ja”, ka thënë Haradinaj.

Fillon intervistimi i Haradinajt për gylenistët, shtyhet ai i Thaçit

Komisioni hetimor ka filluar intervistimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rastin e gylenistëve, raporton Koha.

Deputeti i PDK-së, ka kërkuar që nga rendi i ditës të hiqet raportimi i presidentit pasi ai nuk është në Kosovë. Komisioni e ka aprovuar këtë kërkesë dhe Thaçi pritet të raportojë në mbledhjen e radhës.

Haradinaj e ka prezantuar një përmbledhje të zhvillimeve dhe veprimeve të Qeverise lidhur me rastin e dëbimit të shtetasve turq. Ka thënë se në një mbledhje të qeverise e ka thirrur një diplomat dhe e ka pyetur nëse është duke e ditur se çfarë është duke ndodhur me shtetasit turq.

“I keni krejt në material në mënyrë kronologjike”, ka thënë ai.

“Ora e saktë që e kam marr informatën ka qenë mes orës 11 e 12 me 29 mars”, ka thënë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme