Haradinaj: Punët në formimin e institucioneve po shkojnë vështirë

Deputeti Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuar i koalicionit PDK–AAK dhe Nisma (PAN) për kryeministër, ka thënë se punët në formimin e institucioneve po shkojnë vështirë.

Ai këto komente i bëri pas përfundimit të seancës, në të cilën koalicioni PAN nuk e paraqiti të nominuarin për kryeparlamentar.

“Përgatitjet po shkojnë vështirë për formimin e institucioneve. Së shpejti do të vijmë me rezultatet e pritura, siç e tha edhe Enver Hoxhaj, në një kohë të shpejtë”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme