Haradinaj ka thënë se Rugova i dha emër Kosovës në botë, dhe përjetësisht do të mbetet personalitet kryesor që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit.
“Me rastin e 12-vjetorit të ndarjes nga jeta të mikut tim, Presidentit tonë të parë e historik, Ibrahim Rugova, sot nderojmë veprën dhe punën e tij madhore. Presidenti Rugova, intelektuali humanist që i dha emër Kosovës në botë, përjetësisht do të mbetet në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. Do ta kujtoj gjithmonë me respekt shembullin, figurën dhe vizionin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ibrahim Rugova vdiq nga një sëmundje e rëndë në janar të vitit 2006. Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës së pas luftës dhe ishte themeluesi i LDK-së.
Njihet si lideri që krijoj miqësi me SHBA-të dhe BE-në dhe kauzën e Pavarësisë së Kosovës e ngriti në të gjitha nivelet botërore.