Haradinaj: S’dua pritje shtetërore, mjafton familja dhe qytetarët

“Unë kam zbatuar ligjet edhe të vendit tim edhe ato ndërkombëtare, dhe skam borxh ndaj Serbisë”, është shprehur Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Francë, sot për mediat në Shqipëri ka përjashtuar mundësinë që vendimi i i Francës të mos jetë i favorshëm për të.

Haradinaj ka thënë se së shpejti do t’i kthehet Kosovës dhe se nuk ka borxh ndaj Serbisë.

“Skenari më i keq në rastin tim ka ndodhur. Dëmi është shkaktuar sepse jam ndaluar pa asnjë arsye e në bazë të fletarresteve pa asnjë fuqi juridike të Serbisë. Më shumë se kaq nuk mund të ndodhë. Unë do t’i kthehem Kosovës shpejt, sepse jam në të drejtēn time. Unë kam zbatuar ligjet edhe të vendit tim edhe ato ndërkombëtare, dhe skam borxh ndaj Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, kreu i AAK-së ka thënë se nuk dëshiron pritje shtetërore. “Udhëheqësit e shtetit të Kosovës, për fat të keq, nuk e kanë forcuar Kosovën, por më shumë e kanë harxhur atë. Kur të kthehem nuk dua pritje shtetërore. Kjo është e panevojshme. Mjafton të më presina Anita me fëmije dhe qytetarët e vendit tim”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar me 4 janar në Francë, me anë të një fletë- arresti lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ai po qëndron në Francë si i liruar me kusht ku po pret vendimin e gjykatës se a do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme