Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e di se sa këshilltarë i ka si kryeministër.
Duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve Haradinaj tha se emrat e tyre mund t’i gjejnë në web faqen e Qeverisë, ndërsa tha se pagat e tyre janë shumë të vogla.
Ai arsyetoi edhe mbajtjen e një minutë heshtje për Oliver Ivanoviqin që ishte vrarë më 16 janar para partisë së tij duke thënë se ai ka qenë një kandidat për kryetar, transmeton kp .
Ndërsa sa i përket veprimtarit të cështjes kombëtare Jonuz Musliu që ka vdekur në janar, Haradinaj tha se si Qeveri i ka ndihmuar në shërimin e tij.