Ish kryeministri i Kosovës, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nga Colmar i Francës, ku po mbahet me një fletëarrest të Serbisë, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se sfidat e tij janë të vogla në krahasim me atë që familja Jashari dha për lirinë e Kosovës.
Ai ka treguar se prej arrestimit të tij nuk i ka parë fëmijët, ndërsa familjarët e tjerë me raste. Ka kujtuar edhe vuajtjet e prindërve, duke nënvizuar se “ata janë mësuar me të tilla sfida”, njofton Klan Kosova.
“Fëmijët nuk i kam parë tash e dy muaj. Anita ka ardhur më ka vizituar. Kanë ardhur edhe vëllezërit, por s’i kam lënë të vijnë shpesh. U kam kërkuar që të kujdesen për prindërit. Cka t’i bësh! Janë mësuar ata me situata të tilla, të vështira. Por po e them edhe njëherë, që nëse Jasharajt janë ‘shkrirë’ deri në fëmijë, kjo është pak. Do të jem i pakompromis në tema të interesit nacional. Unë nuk e amnistoj qeverinë. Por Serbia është Serbi dhe nuk duhet ta lëmë që t’i fusë duart e saj në Kosovë”.