“Po ju siguroj se asgjë nuk është bërë për inatin të askujt. Kur është shkarkuar agjencia më besoni që nuk i kam shikuar emrat” u shpeh Haradinaj.
Këto komente kryeministri i bëri gjatë takimit të nivelit të lartë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Enver Hoxhaj.
Haradinaj gjithashtu tha se gjendja në sistemin e arsimit nuk është e kënaqshme. Prandaj sipas tij, duhet edhe shumë punë që të arrihen rezultatet.
Ai propozoi që takimet e tilla të jenë mujore, përderisa kërkoi përgjegjësi e angazhim nga të gjithë në zhvillimin e këtij sektori.