Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr vendimin për shkarkimin e zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati.
Vendimin për shkarkimin e tij, kryeministri Haradinaj e ka marr gjatë ditës së djeshme.
Derisa nuk dihet arsyeja e këtij shkarkimi, Haradinaj ka emëruar 4 zëvendësministra të tjerë.
Sipas vendimeve të nënshkruara të cilat i ka parë KosovaPress, Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Ndërsa, Naim Qelaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.