Haradinaj shkon në Parlamentin e Britanisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Londër, ka vizituar edhe Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku u prit në seancën e Dhomës së Përfaqësuese dhe nga Kryetari i Parlamentit John Bercow, i shoqëruar nga Martin Vickers, deputet dhe udhëheqës i grupit të miqësisë për Kosovën në Parlamentin Britanik.
Kryetari i Parlamentit i uroi mirëseardhje Kryeministrit Haradinaj dhe suksese në punën e tij, ndërkohë Haradinaj u shpreh i nderuar me pritjen, shkruan gazetametro.net.

“I nderuar me prezencën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe duke ndjekur nga afër punën në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha Kryeministri Haradinaj.

Po në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri Haradinaj takoi personalitete të rëndësishme të këtij vendi si, ish-Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Lord George Robertson, Gjeneralin Mike Jackson, komandant i parë I KFOR-it, Martin Vickers, udhëheqës i grupit të miqësisë për Kosovën në Parlamentin Britanik, John Grogan, zëvendëskryesues i Grupit të miqësisë për Kosovës në Parlamentin Britanik, Tim Judah, gazetar në “The Economist”, Ben Emmerson dhe Jon Mitchell.

Duke thënë se miqësia me miqtë që ndihmuan Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin që ata dhanë për vendin tonë dhe do të punoj në ruajtjen e partneritetit me vendet që ndihmuan çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në këtë takim morën pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevti dhe ministrat Valdrin Lluka e Dhurata Hoxha si dhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme