Haradinaj: Shpalljen e zgjedhjeve në këtë kohë e shohim të pamundshme

Presidenti Hashim Thaçi zhvilloi edhe konsultën e fundit për sot me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja është kundër zgjedhjeve të parakohshme në këtë kohë. Sipas tij, më mirë është të ketë qeveri të votuar në Parlament sesa të vazhdohet me një qeveri të shkarkuar.

“Sapo përfunduam një takim me presidentin Thaçi. Diskutuam dy tema, pra çështjen me pandeminë dhe momentin politik pas mocionit. Për AAK-në më sigurt për Kosovën është me pas një qeveri të votuar në parlament së shpejti, sesa me vazhdu me një qeveri të shkarkuar në parlament. Shpalljen e zgjedhjeve e shohim të pamundshme në këtë kohë. Sado shpejt që ndodh zgjedhja e qeverisë së re është më mirë. Aleanca nuk qet, kushte pra nuk kemi kushte për të ndihmuar vendin”, tha Haradinaj,.

“Të gjithë ata që do e krijojnë qeverinë e ata që do e përkrahin por nuk është koha për kushte e për pushtet. Fatkeqësisht taksa i takon të kaluarës pra taksa është hequr, kthimi i taksës është i vështirë, pra duhet me pas një shumicë për taksën e tash besoj që është një e tillë. Ne jemi për reciprocitet por nuk e di se çfarë ka ndërmarrë Kurti me atë vendim”, tha tutje Haradinaj, raporton KOHA.

Pas të gjitha takimeve të sotme, e edhe ato të djeshmet me Kurtin, Mustafën e Veselin, presidenti edhe njëherë sot do të deklarohet për media lidhur me këto konsulta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme