Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit.
Haradinaj ka thënë që misioni për edukimin e brezave filloi në Korçë, ndërsa po vazhdon nga mësimdhënësit tanë kudo në trojet shqiptare.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Përpjekja për t’i edukuar brezat nisi që në Korçën historike, për të vazhduar ndër vite, me qëllimin më njerëzor, dijen.
Sot ky mision vazhdon nga mësimdhënësit tanë, kudo ndër trojet shqiptare.
Në ditën e 7 Marsit, mësuesit i nderuam në shkollë Fillore “Hasan Prishtina”, ndër më të mëdhatë në Kosovë, duke i falënderuar për vetëmohimin edhe në kohëra të vështira.
Misioni do të vazhdojë, tani me kujdesin më të dinjitetshëm institucional.
Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin, prandaj mësuesit po ia kthejmë dinjitetin e nxënësit po ia rrisim dashurinë për dije!