Haradinaj sot del para Gjykatës franceze

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, sot do të dalë para Gjykatës në Francë.

 

Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Lajmin për daljen e tij para Gjykatës franceze, e ka bërë të ditur një ditë më parë vet Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhet paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia!

Më lejoni që edhe njëherë t’iu falënderoj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike!”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme