Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka sqaruar një skenë gjatë fushatës ku është parë duke e tërhequr për krahu Fatmir Limajn.
Kjo kishte ndodhur në përmbylljen e fushatës së tyre në Prishtinë.
Haradinaj tha se ka qenë keqkuptim, pasi siç tregon ai, ishte krijuar njëfarë skenari për të dalur rend në skenë.
‘Kur më thanë hajde, i thash Limajt hajde edhe ti në skenë se nuk shkoj pa ty. Pastaj ai më tha që ne duhet të dalim me rend’, ka sqaruar Haradinaj në Rubikon.
Ai po ashtu ka thënë se Limaj e ka pasur situatën më ndryshe prej tij dhe Kadri Veselit, duke arsyetuar faktin që nuk ka shkuar gati kurrë me ta gjatë fushatës.
Në media ishte përfolur shumë si lajm ky incident, i cili ishte paraqitur me atë se Limaj nuk ka dashur të dalë në skenë me Kadri Veselin.