Haradinaj: Sulmi në Manchester, i papranueshëm dhe i dënueshëm

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime popullit britanik me rastin e sulmit të mbrëmshëm vdekjeprurës në Manchester.

“Jam i shokuar me sulmin terrorist në Manchester! Ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm si dhe ka prekur çdo njërin prej nesh. Mendimet dhe lutjet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për Qeverinë britanike dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj.

“Ne jemi të rreshtuar me botën demokratike kundër këtij terrori”, përfundoi ai.

Në sulmin e mbrëmshëm, pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande në Manchester Arena, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë duke vrarë së paku 22 persona e duke lënë rreth 60 të tjerë të plagosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme