Kryeministri, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Maqedoni, në Samitin e Shkupit.Këtë samit ai e ka shfrytëzuar që të zhvillojë edhe biseda me përfaqësuesit e vendeve fqinje. Një të tillë ai e pati edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.“Takim miqësor me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.
“Përafrimi i popujve, fqinjësia e mirë dhe respekti reciprok në rajon, garanton një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë”.