Haradinaj takon Ahmetin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin sipas tij, do të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në kuadër të takimit, biseduam për statusin ligjor të Pallatit të Rinisë, Unazën e Prishtinës si dhe koogjenerimin e Termokosit.

“Mbështetja e Qeverisë do të jetë e parezervë për të gjitha projektet dhe investimet e mëdha, që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme