“Prita sot në takim zv. Drejtorin në largim të AKI-së. Latif Merovcin”, shkruan Haradinaj në Facebook. Mervocin, Haradinaj e shkarkoi vet disa ditë më parë bashkë me presidentin Hashim Thaçi.
“Në këtë takim pune e falënderova z. Merovcin për kontributin e tij 7 vjeçar në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”, shkruan tutje kryeministri Haradinaj.
Haradinaj thotë se edhe pse tani Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tija, “kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë”, shkruan Haradinaj.