Haradinaj të enjten mund të jetë i lirë në Francë, por jo në Kosovë, thotë avokati Koci

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten mund të lirohet nga paraburgimi, ku ndodhet aktualisht, transmeton Koha.net.

Arianit Koci, avokat i Haradinajt, i ka thënë Kohavisionit se klienti i tij mund të lirohet me kusht të enjten, ditë kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Një vendim i tillë i Gjykatës i mundëson Haradinajt të jetë i lirë në Francë, por jo që të kthehet në Kosovë.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, u arrestua më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

koha.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme