Haradinaj: Të mërkurën raportojmë për punën 100 ditëshe të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri të ditur se mërkurën do të prezantohet raporti për punën 100 ditëshe të Qeverisë.

Ai tha se raporti për punën 100 ditësh të Qeverisë do të prezantohet në Parlament.

“Të mërkurën që vjen janë 100 ditët e Qeverisë sonë. Do të prezantojmë një raport me punët më të mëdha të kryera. Iu kisha lut hidhjani një sy, shihni a po e gjeni veten a jeni ju ata. Ky raportim është hera e parë që ndodh i këtillë. Veprime të 100 ditëshit nga zyra e kryeministrit. E kemi nderin t’ia prezantojmë popullit, parlamentit të mërkurën e javës që vjen.”, tha Haradinaj.

Qeveria po ashtu në mbledhjen e mbajtur ka ndarë mjete në vlerë prej 30 mijë euro për rehabilitimin e familjarëve të personave të zhdukur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme