Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj do të takojë sot partnerët e koalicionit për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm.
Takimi, siç raportohet do të mbahet me fillim prej orës 14:00 në zyrën e kryeministrit, shkruan lajmi.net.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka konfirmuar se ata do të marrrin pjesë në takimin e thirrur nga Haradinaj.
Pjesë në këtë takim pritet të marrë edhe Aleanca Kosova e Re.
Ndërkaq partneri kryesor i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës nuk pritet që t’i përgjigjet ftesës së Haradinajt.
Një gjë të tillë e la të kuptohet edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli i cili dje tha se zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe se takime të tilla nuk janë të nevojshme.
Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që i erdhi nga Specialja për tu paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.
Ai u intervistua javën e kaluar në Hagë.