Haradinaj thotë se ngritja e cilësisë së arsimit është top-prioritet, testin PISA e vlerëson sfidën e parë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se për vitin 2018, prioritet kryesor i Qeverisë do të jetën ngritja e cilësisë në arsimin e lartë.

Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka shkruar se ka kërkuar nga ministri i Arsimit dhe nga kryetarët e komunave  që t’i kushtojnë vëmendje testit PISA

“Këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësimin e këtij synimi”.

“Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë”, ka shkruar ai

Haradinaj ditë më parë ka vlerësuar se gjendja në arsim nuk është e mirë, madje ka kritikuar edhe mësimdhënësit duke thënë se disa prej tyre më shumë luajnë shah se që edukojnë nxënësit./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme