Haradinaj tregon se a u përplasën me Thaçin e Veselin në Ambasadën amerikane

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ‘kanë pasur diskutime’ kur pyetët nëse është përplasur me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në ambasadën amerikane, të shtunën, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj thotë se kanë pasur diskutime në prezencë të nënsekretarit amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale, i cili qëndroi gjatë fundjavës në Prishtinë.

“Ka pasur diskutime. I kemi disa dallime dhe ju e dini që i kemi brenda nesh. Por, kemi unitet për platformën”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ndërsa ai ka komentuar pse takimi u mbajt në ambasadën amerikane, e jo në institucione të vendit, sic ndodhi në Serbi, ku Hale shkoi në zyrë të Vuciqit dhe të Bërnabiqit.

“Unë jam i nderuar kur na ftojnë ne Ambasadë të Amerikes. Ambasadori i ri Kosnett është shumë serioz. Ardhja e David Hale në Kosovë është nder për ne. Ne i kemi disa dallime sa i përket një teme por kemi unitet për platformën.  Sa i përket veriut unë jam në veri, sepse atje është shteti i Kosovës, ndonjë demonstrim mundemi me bë nëse na ka mbet merak por atje është ligji i Kosovës, është polici i Kosovës”, ka thënë Haradinaj. 

Gazeta Express ka raportuar gjatë fundjavës se Thaci e Veseli e kanë akuzuar kryeministrin Haradinaj gjatë takimit me zyrtarin e lartë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme