Kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur pritjen që i ka bërë policit Asllan Krasniqi, i cili u pensionua sot për të treguar se sa do t’u rriten pagat policëve të Kosovës.
“Është me i bë një falënderim për një shërbim jetësor që e ka bërë për qytetarët e vendit për rendin publik”, ka thënë Haradinaj.
Ai me këtë rast tregoi se sa do të kenë pagën një polic i lartë, një rreshter e një toger, transmeton Gazeta Express.
“Pagat e Policisë së Kosovës do të rriten, për policë të rinj paga do të rritet deri në 105 euro për policinë e lartë, 129 euro për rreshter, 118 euro për togerë,” është shprehur Haradinaj.
“Qeveria ka në konsideratë pozitën e policit dhe mendoj se në paga është bërë një lëvizje e respektueshme. Për pensionet dhe sigurimin shëndetësor do të punojmë së bashku.”, ka shtuar tutje ai.