Haradinaj u arrestua me të shkelur në aeroportin e Bazelit

Policia franceze të mërkurën ka arrestuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, komandat gueril në luftën e Kosovës 1998-99, sipas një urdhër arresti të Serbisë, bëjnë me dije për Reuters burime të policisë.

Serbia e konsideron Haradinajn kriminel lufte për rolin e tij në udhëheqjen e kryengritjes rebele në ish-provincën e saj jugore të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë me përkrahjen Perëndimore më 2008, shkruan Reuters.

Haradinaj ka shërbyer shkurtimisht si kryeministër i Kosovës më 2004 dhe 2005, derisa ishte nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, para se të gjykohej dhe lirohej për krime lufte në Tribunalin e Hagës, transmeton Koha.net.

Policia kufitare franceze e arrestoi atë me të mbërritur në aeroportin Basel-Mulhouse në Francën lindore në fluturimin nga Prishtina, bëjnë me dije burimet për Reutersin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme