Pas regjistrimit të tij si deputet i Kuvendit të Kosovës për Legjislaturën e VI-të, Haradinaj i ka ikur pyetjes së gazetarit të Klan Kosovës, por edhe të të tjerëve, për çështjen e votave të mjaftueshme për ta votuar atë për të formuar Qeverinë e vendit.
”Cilët numra, nuk po kuptoj?”, është shprehur Haradinaj duke përfunduar tutje deklarimin e tij se secili deputet ka të drejtën e tij të votës ata vendosin kë të votojnë për formimin e Qeverisë, transmeton Klan Kosova.
”Kuvendi i ka 120 deputetë, të gjithë do të jenë aty të shohim. Të gjithë janë deputetë, e kanë të drejtën me votu, ata vendosin”.
”Me rëndësi që e kemi të caktuar ditën e seancës, rendi i ditës do të vlejë në bazë të rendit të ditës do të procesojmë pastaj dhe me formimin e Qeverisë”.