Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk është e kufizuar, do të ketë qasje edhe në veri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot gjatë një ligjërate para studentëve të Fakultetit filozofik, ka folur për ngritjen e cilësisë në arsim, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Interpol, dialogun me Serbinë dhe rolin e ushtrisë së ardhshme të Kosovës.

Për sa i përket anëtarësimit në Interpol, kryeministri shprehi bindjen e tij se Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizatë ndërkombëtare për siguri. Mirëpo, për Qeverinë e udhëhequr nga ai tha se ka vërejtje.

Studentja Njomëza Krasniqi ka pyetur kryeministrin se a ndihen fajtor që nuk e kanë mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave. Haradinaj, ka pranuar se ndihen fajtorë, por tha se janë duke punuar që heqja e vizave për qytetarët të ndodhë sa më parë.

Haradinaj tha se Kosova ka nevojë për dialog me Serbinë, por sipas tij, vetëm për njohje reciproke e jo për korrigjim të kufijve, pasi ndryshimi i kufijve mund të paraqesë situatë të rrezikshme.

Ai ka folur edhe për taksën 10 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, për të cilin vendim tha se mund të qëndrojë për një kohë të gjatë, por edhe të ngritet më tej.

Po ashtu kryeministri është pyetur edhe për ushtrinë e Kosovës dhe për kompetencat e saj në veri. Haradinaj me bindje të plotë ka thënë se  nuk do të ketë kufizime dhe se ushtria do të ketë qasje në gjithë territorin e vendit tonë.

Mirëpo, kryeministri prej të gjithë pyetje që iu bën nga student, vetëm në një nuk arriti me u përgjigjur, pasi nuk pati njohuri rreth ligjit të profesioneve, i cili është i miratuar.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli ka kërkuar nga kryeministri që ta futet në prioritet arsimi. Për çështjen e arsimit, kryeministri ka thënë se si Qeveri për herë të parë kanë vënë në prioritet këtë sektor, edhe me rritje të buxheti për 12 për qind për vitin 2019.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme