Haradinaj: Vijë të kuqe koalicionit me LDK-në e PDK-në

Presidenti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, i është gëzuar lajmit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Ai tha se përfundimi i kësaj qeverie është lajm i mirë sepse, siç tha ai, “Kosova tashmë është e sovranit”.

“Hapi i rëndësishëm pas kësaj dite është ndërtimi i shtetit ligjor, shteti që është i aftë t’i dalë zot qytetarit në të gjitha sferat e jetës dhe që s’lejon që Serbia, apo ndonjë shtet tjetër armik i Kosovës, t’i fut duart në Kosovë”, theksoi Haradinaj, raporton Koha.net.

Haradinaj kërkoi nga SHBA dhe BE-ja që të garantojë zgjedhje të drejta.

Ai u vuri vi të kuqe partive që ishin në pushtet deri më tani, LDK-së dhe PDK-së, për një marrëveshje parazgjedhore.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me partitë në pushtet. AAK, vi të kuqe me partitë në pushtet. AAK ka një marrëveshje me Nismën, por jo me partitë në pushtet”, u shpreh kreu i AAK-së.

I pyetur se si do të veprojë me demarkacionin në rast se e marrin pushtetin, Haradinaj tha se do të sjellin versionin e duhur.

“Rrëzohet ky version i gabuar dhe vjen versioni i duhur”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme