Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës pas vrasjes së djeshme në Istog të policit, Izet Demaj.
Vrasja e policit në krye të detyrës, Izet Demaj ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në nderim të tij, sot kabineti i kryeministrit të Kosovës, ka nisur takimin e mëngjesit me një minutë heshtje në nderim të policit, Izet Demaj.
Demaj u vra dje pasdite nga një person i armatosur derisa po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në bankë.