Haradinaj viziton varrin e Rugovës, e quan ‘arkitekt të pavarësisë’

Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, njëherësh edhe lider i AAK’së Ramush Haradinaj e ka vizituar sot varrin e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

 

Haradinaj e ka quajtur Rugovën arkitekt të pavarësisë së Kosovës dhe prijës të lëvizjes për liri dhe demokraci.

“Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci.

Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme