Haradinaj ‘vjedh’ postimin e ministrit të PDK-së në Facebook, i merr meritat e tij

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, njëherësh vëllai i kryeministrit të vetë dorëhequr Ramush Haradinaj, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një rezultat të pëlqyer nga gjithë qytetarët për punën e ministrit të Shëndetësisë që udhëhiqet nga Uran Ismaili i PDK-së.

Sukseset e ministrisë së Shëndetësisë që janë shënuar në dy vitet e fundit nga udhëheqja e nënkretarit të PDK-së, Uran Ismaili, Haradinaj u mundua ti shpërndaj në Facebook si merita të vëllait të tij.

Siç shihet edhe në fotografinë e shpërndarë nga Haradinaj, ajo është e postuar dy orë para tij në faqen e ministrit të PDK-së Uran Ismaili i cili i ka ilustruar në tabelë grafike rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë prej kur këtë ministri e ka marrë në udhëheqje PDK-ja ,2017-2019. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme