Radhë të gjata të automjeteve janë krijuar nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.
Vetura të shumta me targa nga Serbia dhe Maqedonia ia kanë mësyer vendit helen për ta shfrytzyar vikendin edhe në plazhet e bukura të kësaj ane, transmeton Indeksonline
Shërbimi Kufitar i Maqedonisë ka raportuar se mes 10 dhe 15 mijë njerëz kanë pritur për të ardhur në Greqi.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, fluks i madh i njerëzve ishte edhe në kufirin me Shqipërinë. Kosovarë të shumta ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar.
