Harta e re gjyqësore/ Mblidhet sërish Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Haxhia: Ndjekje disiplinore për avokatët që thyen bojkotin!

Dhoma e avokatisë është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me vijimin e bojkotit të avokatëve, për shkak të hartës së re gjyqësore.

Në lidhje me këtë kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia ka njoftuar se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re gjyqësore.

13 Gjykata të Shkallës së Parë, 2 Gjykatë Administrative dhe 1 Gjykata Apeli për të gjithë vendin është propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit, i cili ka krijuar debate në shoqërinë civile./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme