Harta me rezultatet e VV’së, Kurti thotë se postimi që bëri pardje kishte një lëshim: Kërkoj falje, jemi të parët në 22 komuna

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Me anë të një postimi në Facebook, ai po thotë se me shtimin e këtyre votave, VV del e para edhe në komunën e Klinës.

Ai ka kërkuar falje për lëshim e bërë dje në hartën paraprake të postuar e cila nuk përfshinte votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Pra, në zgjedhjet parlamentare 2025, LVV është e para në 22 komuna, PDK në dy komuna, LDK në një, AAK (me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10 (prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit).”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë e aktivistë,

Harta e postimit të mëhershëm (pardje) nuk i përfshinte votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Kur shtohen ato, del që VETËVENDOSJE! edhe në komunën e Klinës është e para, prandaj në hartë tash edhe Klina u bë e kuqe. Ju kërkoj falje për këtë lëshim. Ju falemnderit për përkrahjen. Pra, në zgjedhjet parlamentare 2025, LVV është e para në 22 komuna, PDK në dy komuna, LDK në një, AAK (me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10 (prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme