Në Shkup po ndërtohet Luna Parku, një projekt i nisur tani por në fazën fillestare, ndërsa pritet të përfundojë në vitin 2018. Për realizimin e tij janë ndarë 6,5 milionë euro nga Qyteti i Shkupit. Ndërtimi i tij do të jetë modern dhe në vendin e tanishëm ku është luna parku i vjetër, informon INA.
Gjatë miratimit të projektit të ri për Luna Parkun e ri, opozita kishte drejtuar akuza të ashpra duke kërkuar ndërprerjen e tij dhe dedikimin e fondeve për projekte të tjera të domosdoshme për Shkupin. Por VMRO-DPMNE me votat e BDI dhe aleatëve të saj ka kaluar këtë projekt. Derisa po ndërtohet ky projekt, disa shoqata civile përmes rrjeteve sociale kanë apeluar që të bëhet ndërprerja e tij dhe paratë të dedikohen për zonat e përmbytura.