Hasani: Zgjedhjet e pashmangshme, PDK të bëjë koalicion me AAK-në

Për deputetin e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme.

Në “Interaktiv” të KTV-së, nuk ka mundur të thotë se kur do të mund të mbaheshin, por ka shprehur bindjen se në bazë të rrethanave që po shihen zgjedhjet janë të pashmangshme.

Ka folur për një afrim të mundshëm e të vërejtshim të PDK-së me AAK-në e Ramush Haradinajt. Ka thënë se afërsia u bë në shenjë solidarizimi me mbajtjen e liderit të AAK-së në Francë, por nuk ka hezituar që nga ekrani i KTV-së t’i jap këshilla liderit të partisë për koalicion me AAK-në në të ardhmen.

“Çështja e Ramush Haradinajt në Francë është e ndjeshme dhe atë çdo qytetarë duhet ta mbështesë. Në këso rrethana afrimi është i pashmangshëm. Ne duhet të solidarizohemi për mbrojtjen e ushtarëve e qytetarëve tonë. Falë asaj lufte ne sot flasim lirshëm”, ka thënë Hasani, përcjell Koha.net. Ai ka thënë se asnjë serb nuk akuzohet sot për gjithë ato krime që kanë kryer në Kosovë.

Hasani ka kujtuar se kur PDK e LDK kishin lidhur koalicion qeverisës ai qe shprehur kundër.

“Kam qenë kundër një koalicionit të tillë, sepse kur ke një shumicë të tillë opozita është më e dobët. Në anën tjetër një koalicion me Aleancën është më i natyrshëm dhe më i afërt edhe në pika programore. I kisha sugjeruar miqve të mi, e kryetarit të partisë për një koalicion me AKK-në në të ardhmen”, ka thënë Hasani.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme