Hasani: Zgjedhjet të mos ndryshojnë synimin drejt BE-së

Ministri për Evropë dhe Politikë të Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani tha se zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Shkupit është jetik për të ardhmen e rajonit dhe për shfrytëzimin e sa më shumë fondeve nga plani i zhvillimit i BE-së. Sipas tij, të dy vendet kanë treguar përkushtim në rrugën drejt BE-së dhe kanë arritur rezultate të mira edhe pse janë përballur me ngërçe dhe pengesa jo të lehta.

“Performanca e Maqedonisë së Veriut në OSBE dhe e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe më herët në OSBE, janë treguesi më i pakundërshtueshëm i pjekurisë që ka arritur politika e jashtme e vendeve tona. Një politikë e jashtme e cila tashmë duhet vënë më shumë se kurrë dispozicion të agjendës tonë të përbashkët për një rajon me paqe, siguri e stabilitet, me më shumë integrim dhe bashkëpunim rajonal dhe më shumë përafrim drejt BE-së. Shqipëria do të vijojë të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut sidomos në një vit zgjedhor si ky ku në pranverë do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Ne urojmë që ky proces të ecë mbarë por mbi të gjitha urojmë që ky proces dhe rezultati i tij të mos sjellë asnjë ndryshim në përkushtimin ndaj perspektivës së përbashkët evropiane”, deklaroi Igli Hasani, Ministër për Evropë dhe Politikë të Jashtme i Shqipërisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme