Hashim milioneri deshi të vozitej pa para, por pagoi 40 cent (FOTO)

Në konferencën e djeshme të Komunës së Prishtinës dhe të Ministrisë së Ambientit, zyrtarët nuk dhanë të gjitha detajet për masat e përkohshme në trafikun e Prishtinës.

Si njërën ndër masat për parandalimin e ndotjes së ajrit, ne qendër u ndal qarkullimi i veturave, dhe  autobusët e Trafikut Urban, thanë se do të janë pa pagesë. Por, nuk u përmend se linjat private që qarkullojnë bashkë me “Trafikun urban” do të jenë pa pagës, shkruan lajmi.net.

Andaj, qytetarët janë ndier të zhgënjyer kur u është dashur të paguajnë biletën në linjat private.

Për ironi, kanë reaguar edhe ata që qëndrojnë mirë më të ardhura dhe se kjo mund të ketë qenë hera e parë që kanë hipur në autobusë në kryeqytet.

“Pagesa për Autobus. Mendova te vozitem pa pare. por nuk ma deshti vozitjen pa Lek”, ka shkruar në rrjetin social facebook, ish deputeti biznesmen i LDK-së, Hashim Deshishku, ku edhe ka publikuar dy bileta të paguara. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme