Hashim Thaçi: BE nuk duhet t’i frikësohet anëtarësimit të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, e ka rithënë edhe një herë se fajtor për izolimin e kosovarëve është Bashkimi Europian, por edhe institucionet e vendit që i kanë dhënë pretekst këtij izolimi, njofton Klan Kosova.

“Duhet gjetur mënyra që të tejkalohet kjo fazë – siç kemi gjetur zgjidhje edhe në të kaluarën”.

“Procesi i integrimit mund të jetë i gjatë, por ne duhet ta kemi perspektivën konkrete”.

“Qasja e tanishme nuk është e duhura”.

Kështu ka thënë Thaçi në fjalimin e fundvitit të mbajtur në pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

“BE e ka kuptuar se nuk ka mënyrë tjetër pos që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në këtë institucion”.

“BE vetëm do të forcohet duke e hapur derën, e jo të mbetët një mision i pafund dhe teknik”.

“Duhet të bëhet anëtarësimi i 5 shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllok në të njëjtën kohë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme