Hashim Thaçi fillon takimet zyrtare në Turqi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar  në Ankara me kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Ismail Kahraman.

Takimi në ndërtesën e parlamentit në Ankara është mbajtur me dyer të mbyllura, raporton Anadolu Agency.

Pas takimit, ai ka vizituar pjesën e ndërtesës që ishte bombarduar në natën e 15 korrikut, gjatë tentim grusht shtetit në këtë vend.

Atje, kryetari i Kosovës ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin turk, Binali Yildirim, transmeton Klan Kosova.

Një ditë më parë, i pari i Kosovës tha se nuk është e vërtet se terroristi Lavdim Muhaxheri apo edhe të tjerë që luftojnë në Siri, kanë gjetur strehë në vendin tonë.

Ai për RTK-në ka deklaruar gjithashtu se Kosova nuk ka mundur si shumë shtete të jetë imune ndaj këtij fenomeni, por që vendi është kampion në luftën kundër terrorizmit.

Sipas tij, Turqia është nga vendet e para që ka njohur vendin dhe ka lobuar për njohje për shtetin tonë dhe se synimi i tij është të forcohet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme