Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt për hir të liberalizimit të vizave.
Në një debat të organizuar nga Lëvizja Fol, Thaçi ka thënë se partnerët e koalicionet e kanë obligim që të dërgojnë në Kuvend demarkacionin me Malin e Zi, dhe nuk duhet të fshihen pas arsyetimit se opozita nuk po voton.
Ai ka shtuar se nëse demarkacioni nuk kalon, Kosova nuk do të ketë viza për disa vite.
“Demarkacioni duhet të kalojë dhe më nuk mund të fshihen pas asaj se opozita nuk po voton, pasi partnerët kanë e koalicionit i kanë votat, 80 sosh dhe kjo duhet të ndodhë. Qeveria duhet të lëvizë, partnerët e kanë obligim këtë gjë për hir të liberalizimit”, ka deklaruar ai, raporton KTV.