Hashim Thaçi: Kosovarët të marrin nënshtetësi të Shqipërisë për lëvizje pa viza

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku është takuar me homologun kosovar, Hashim Thaçin, raporton Gazeta Metro.

Pas takimit me Metën, para gazetarëve, Presidenti Thaçi bëri një deklaratë serioze rreth lëvizjes së lirshme të kosovarëve në vendet e Bashkimit Europian.

Ai ka thënë që ka biseduar me Metën për dhënien e nënshtetësisë së Shqipërisë qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që edhe kosovarët të lëvizin pa viza në Europë.

“Bisedova me presidentin Meta. E vetmja shpresë për qytetarët e kosovës që të lëvizin lirdhëm është që në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, t’u jipet nënshtetësia e Shqipërisë qytetarëve të kosovës, ngase kjo është nevojë imediate”, ka thënë Thaçi në takimin me Metën. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme