Hashim Thaçi nuk ndalet: Tregon si do ta shpëtoj Kosovën nga ndarja!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se korrigjimi i kufirit me Serbinë fundos ëndrrën serbe për ndarje apo bosnjëzim të Kosovës.Në një intervistë për gazetën Epoka e Re ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë.Shefi i shtetit është zotuar se për këtë çështje dhe marrëveshjen finale me Serbinë do ta thonë fjalën e fundit qytetarët, nëpërmjet referendumit.

Presidenti ka theksuar se nuk do ta lejojë askënd të bllokojë arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbisë, e cila sipas tij, siguron të ardhme evropiane për Kosovën.Ai e ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e dialogut pasi sipas tij, ballafaqimi i argumenteve duhet të ndodhë në tavolinë.Presidenti ka thënë se nuk do të lejojë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai ka shprehur optimizëm se një bazë e mirë e marrëveshjes me Serbinë do të arrihet në pranverën e ardhshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme