Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka treguar prindërve të tij librin biografik për të, të shkruar nga gazetarët anglezë. Libër i cili e paraqet Presidentin si lider të madh.
Thaçi thotë se protagonistë të kësaj biografie janë edhe prindërit e tij.
“Pata kënaqësinë t’ja përcjelli një dhuratë prindërve nga gazetarët anglezë të biografisë sime. Edhe nëna dhe babai u intervistuan gjërësisht për këtë libër nga autorët”, shkruan Thaçi.
Thaçi tha se ky libër ua ka përkujtuar momentet e gëzimit dhe pikëllimit.
“Ata nuk kanë pasur mundësinë të mësojnë anglishten por sot patëm arsye t’i rikujtojmë momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes sonë, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër”, ka përfunduar ai.
Presidenti gjatë vikendeve viziton prindërit në vendlindjen e tij në Burojë, kjo vërehet për shkak të postimeve që ai i bën nëpër rrjetet sociale gjatë vikendit.