Hashim Thaçi takohet me Ilir Metën pas takimit të presidentit të Shqipërisë me Albin Kurtin

residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot në Durrës me homologun e tij shqiptar Ilir Meta. Takimi ndodhi një ditë pas atij që zhvilloi Albin Kurtit me Meten. Presidenti shqiptar ndër të tjera ka thënë se është e rëndësishme të vazhdojë dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, është shprehur Meta.

Ai ka theksuar se rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis Kosovës e Shqipërisë është prioritet i përbashkët.

Në kohën sa Thaçi ka drekuar me Metën, në Drenicë qytetarët kanë protestuar kundër vizitës së presidentit serb Aleksander Vucic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme