Hashim Thaçit iu lanë duart e lira për kufijtë, ja si votoi secili deputet (Dokument)

Rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që do t’ia ndalonte presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, të diskutonte për kufijtë e Kosovës në Bruksel, nuk ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve që ishin të pranishëm në seancën e Kuvendit që vazhdoj sot, duke ia lënë kësisoj duart e lira Thaçit për të dialoguar me Serbinë edhe për territorin e vendit, raporton Gazeta Express.

Deputetët e AKR-së, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri kishin votuar pro kësaj reazolute ndërsa të gjithë depuetët tjerë të pozitës ishin kundër.

E derisa kishte deputetë në anën e pozitës të cilët kanë votuar pro rezolutës, disa deputetë të opozitës nuk kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë nismë kundër Thaçit.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për rezolutën nuk kishte votuar deputetja Fatmire Kollçaku. Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kishin votuar deputetët : Korab Sejdiu, Anton Quni, Naser Rugova, e Naser Osmani.

Ndërsa të gjithë deputetët e PSD-së kishin votuar për këtë rezolutë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë  lëshuar sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës si shenjë proteste, pas votimit ku rezoluta e tyre mori mbështetjen e vetëm 50 deputetëve.

E derisa kjo rezolutë e LDK-së ka dështuar, Thaçi në vizitën e tij në Bjellorusi ka vazhduar të flas për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa harruar korrigjimin e kufijve./GazetaExpress/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme