Haxhi Avdyli tallet me Avdullah Hoti rreth emërimit të Liqenit Trump

Zhurma që u bë në shtatorin e vitit 2020 rreth emërimi të Liqenit të Ujmanit, si Liqeni Trump pas humbjes së këtij të fundit në zgjedhjet presideneciale në SHBA, u shua.
Askush më nga Qeveria Hoti nuk po përmend një gjë të tillë.

E ish anëtari i LDK-së, Haxhi Avdyli duke folur për zhvillimet që ndodhën në Amerikë, ka tallur edhe kryeministrin Avdullah Hoti rreth idesë se tij për ta quajtur Liqenin Trump.

“Pak tingëllon ironike por deri dje ishte Real-politika e Kosovës. Koha e duhur që Dulla të ia ri-emëroj Liqenin “TRAMP”. Pas humbjes së zgjedhjeve Presidenciale të Trumpit, pas fitimit të shumicës në Kongres dhe Senat të demokratëve, e veqanërisht pas tentimit të turpshëm grushtështetit të djeshëm, bile para 21 janarit kur Bideni merr fronin, duhet Dulla me u ngut me riemëru Liqenin Trump. Po flitet që pas 21 janarit Trump dhe disa Trumpistë anarkist do shkojnë në burg, dhe na ndodh që bëhemi hor me Amerikën e Bajdenit sa që sna lanë as Liqeni Trump”, ka thënë Avdyli.

Sipas ish deputetit të LDK-së, ideja e Trupi rreth emërimit do të jetë një turp i Kosovës.

“Amerika ka ndryshuar thëllësisht në favor të demokratëve të Klintonëve, Ollbrajtit e Bidenit Amerika post Trumpiste sdo jetë më e njëjta, por si duket as Kosova. Trumpi do mbetet presidenti i turpit në historinë amerikane, e neve do na mbet emri i turpshëm i Liqenit. Ose edhe ndoshta nuk duhet riemëruar e lëmë si relikt të një politke folkloriste skajshmërisht servile. Nëse Dulla e riemëron, shpresoj që nuk e emëron tani Liqeni” Bajden””, ka thënë ai.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave strukturat e LDK-së e kane shkarkuar Haxhi Avdylin nga partia e tyre.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme