Deputeti i NISMA’s për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se mezi po pret ta votojë Qeverinë e udhëhequr prej Ramush Haradinajt. Në një deklaratë për Express, ai ka thënë se do të votojë pro Qeverisë.
“Mezi po pres ta votoj Qeverinë dhe Kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Shala, për Express.
Reagimi i Shalës vjen pas deklaratave të Zafir Berishës, deputet tjetër i NSIMA’s, i cili tha se nuk e voton Qeverinë Haradinaj për shkak se është krijuar nga kryehajduti Hashim Thaçi si dhe është e kushtëzuar nga AKR e Lista Srpska.